Congress travel

Historia jonë filloi në vitin 2007, kur është themeluar agjencia për ofrim të mbështetjes klientëve gjatë organizimit të evenimenteve të rëndësishme korporative. 


Duke njohur nevojat e tregut në fushën e menaxhimit korporativ rrugor, kemi zhvilluar, hap pas hapi, të gjitha shërbimet tjera komplementare që gradualisht janë shndërruar në sektorë të veçantë me qëllim që të krijojmë një ofertë gjithëpërfshirëse që do t՚i plotësojë nevojat dhe pritjet më kërkuese. 


Përvoja jonë e pasur dhjetëvjeçare, si në tregun malazez, ashtu dhe në atë ndërkombëtar, ka krijuar një brand të veçantë që njëkohësisht njihet si sinonim për zgjidhje të besueshme dhe të sigurt gjatë organizimit të të gjitha llojeve evenimentesh. 


Qasshmëria, dashamirësia dhe efikasiteti janë parimet tona kryesore për të siguruar shkallën e lartë të cilësisë të të gjitha shërbimeve komplementare dhe për të siguruar ashtu një rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm të kompanisë deri tek ekselenca e punës të nivelit më të lartë. 

Shërbimet tona

ORGANIZIMI I EVENIMENTEVE

Ju ofrojmë zgjidhjet më efikase në të gjitha fazat dhe segmentet e organizimit të një evenimenti, duke marrë në konsideratë karakterin, qëllimin dhe rezultatin që dëshironi të arrini, si dhe mjetet financiarë të disponueshme...

SEKTORI I UDHËTIMEVE

Shpejtësia, saktësia dhe përqasja ekonomike janë postulatet kryesore kur i referohemi rezervimit të biletave të avionëve dhe akomodimit në hotele në vend dhe jashtë vendit. 

ORGANIZIMI I TRANSFERIMVE

Automjetet tona komode dhe komfore janë parakusht për një transport të sigurt deri tek destinacioni i dëshiruar. Me mbështetjen tonë logjistike do të jeni çdoherë në kohë të duhur në vend të duhur.

SEKTORI TEKNIK

Na e jepni besimin dhe ne do të përpiqemi që të sigurojmë komplet audio dhe video pajisjet për një eveniment mbresëlënës që vizituesit, pjesëmarrësit dhe klientët do ta mbajnë mend për një kohë të gjatë. 

SEKTORI I PËRKTHIMIT

Tejkaloni të gjitha barrierat gjuhësore në një mënyrë cilësore dhe profesionale. Në mënyrë të sigurt, të besueshme dhe të verifikuar kryejmë të gjitha format e përkthimit me shkrim dhe të interpretimit. 

Rent-a-car

Të bindeni edhe Ju për arsyet e rritjes gjithë e më të madhe të klientëve të përhershëm dhe të kënaqur të cilët na gjithherë na rikthehen...

Lirisht na dërgoni një kërkesë të drejtpërdrejt për çdo shërbim të sipërpërmendur. 

Ekipi ynë profesional do të përpiqet që t՚Ju dërgoj përgjigje brenda një afati sa më të shkurtër