ORGANIZIM I EVENIMENTEVE

Qasja, kujdesi dhe devotshmëria jonë janë të barabarta pa marrë para sysh madhësinë dhe karakterin e evenimentit. Qoftë se bëhet fjalë për një konferencë të madhe ndërkombëtare, kongres, seminar, festim korporativ, organizim të team building-ut, takimit të vogël pune ose tryezës së rrumbullakët, Congress Travel do të kujdesohet që shërbimet e ofruara t՚i tejkalojnë pritjet e klientëve, për kënaqësi të të dy palëve. 


Të vetëdijshëm se organizimi i evenimenteve është një proces kompleks që kërkon saktësinë dhe përkushtimin e plotë dhe sistematik, ekipi ynë profesional dhe kreativ ka mundësi që në kohë të duhur të sigurojë mbështetjen e plotë para dhe gjatë evenimentit, ashtu  që asnjë detaj mos të jetë i rastësishëm. 


Shërbimi mund të nënkuptojë edhe këshillimin përcjellës në lidhje me planifikimin e buxhetit, përzgjedhjen e lokacionit, propozimet e akomodimit në hotel, aktiviteteve të lira dhe të tjera. 


Duke e varur nga dëshira Juaj që agjencia të merret me një pjesë të vetme ose me organizmin e plotë, ky segment mund të përfshijë një gamë të aktiviteteve të ndërlidhura:


• Rezervimi i akomodimit 

• Organizimi i transportit 

• Rezervimi i biletave avioni 

• Shërbimet e keteringut 

• Mbështetja logjistike në vend 

• Angazhimi i stafit shtesë 

• Dizajni, përgatitja dhe printimi i materialeve për konferencë

• Përkthimi me shkrim dhe shpërndarja e materialeve 

• Angazhimi i përkthyesve të cilësisë së lartë për përkthimin simultan 

• Dhënia me qira të të gjitha llojeve të pajisjeve teknike 



Në eveniment është çdoherë i pranishëm përfaqësuesi i agjencisë që kujdesohet për logjistikën në përgjithësi, në vend ku bëhet organizimi: për strukturën e dhomave, pauzat për kafe, ushqimin, transferimet, teknikën dhe për të gjitha tjerat që nevojiten për ecuri të papenguar të programit. 


Turizmi i kongreseve është veçoria jonë. Na e besoni organizimin, dhe ne do të Ju bindim se keni bërë një zgjidhje të duhur!

Galeri