SEKTORI I UDHËTIMIT 

Fakti që sektori i turizmit dhe i udhëtimeve ka një rritje të vazhdueshme në rrafshin global flet mjaft për rëndësinë e funksionimit cilësor të tij në nivelin e brendshëm të agjencisë. Nga ana tjetër, ndryshimi i vetëdijes së njerëzve në kuptimin se udhëtimet janë bërë një lloj nevoje dhe stilit të jetës, ka ndikuar tek rritja e numrit të udhëtimeve të realizuara dhe hapjen e linjave të reja ajrore, përforcimin e lidhjeve, si në rrafshin rajonal, ashtu dhe në atë ndërkombëtar. 


Congress Travel është anëtar i asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror – IATA (International Air Transport Association) dhe njëkohësisht është i përfshirë në sistemin e rezervimeve AMADEUS, i cili mundëson rezervimet e biletave avioni, të hoteleve dhe rent-a-car në të gjithë botën, BSP për lëshimin automatik të biletave avioni dhe disa sistemeve globale të rezervimit të hoteleve në botë. 


Në bashkëpunim me një numër të madh të hoteleve dhe komplekseve hoteliere në vend dhe jashtë vendit, kemi mundësi që me kushte më të volitshme të rezervojmë akomodimin në varësi nga kërkesat dhe nevojat e klientëve. 


Përveç faktit se ky sektor është mbështetje e sektorit të Organizimit të evenimenteve, gjithashtu është në dispozicion për çdo kërkesë individuale. 



Një herë në vit, shko në një vend që nuk ke qenë asnjëherë më parë. (Dalai Lama)